Insajderi
Botë

Xhihadistët festojnë në Internet

Insajderi
15 July 2016 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E sigurtë është që fjalët e thëna nga zëdhënësi i ISIS, Ebu Muhamed el-Adnani el-Shami në vitin 2014, tani janë tragjikisht aktuale:

“Mbytni jobesimtarët në cilëndo mënyrë, amerikanë ose evropianë, australianë apo kanadezë, duke përfshirë edhe qytetarët e vendeve që hyjnë në koalicion kundër Shtetit islamik, dhe sulmoni civilë[…] Nëse nuk jeni në gjendj të gjeni një armë zjarri, merrni një gur dhe atë, çani kokat e të pafeve, therini me thikë, shtypini me makinë, hidhini nga një shkëmb, ose helmojini dhe mbytini. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni gjithçka, digjini shtëpitë e tyre, bizneset e tyre, fushat e tyre”. 

Nuk është ende e qartë autorësia e sulmit, por Rita Katz, drejtore e faqes së njohur në Internet, ka hedhur në Twitter disa ide: në numri dy të revistës Inspire, al Qaeda në Gadishullin Arabik ka ftuar terroristët të përdorin makinat e tyre për të “përplasur përtokë armiqtë e All-llahut”.

Katz kujton gjithashtu fjalët e Adnanit në shtator 2014.

Mbështetësit e Xhihadit, ndërkohë gëzohen: “Oh, kryqtarë, e kemi thënë: prisni një tjetër sulm të pashmangshëm Ne jemi kudo, Allahu Akhbar.”. Janë përhapur edhe imazhet propagandistike në të cilët shihet ujku vetmuar në flakë: “Parisi në zjarr”. /bota.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark