Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14, U16, U21. Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.
Nga Kosova në këtë turne morën pjesë gjashtë garues në grupmoshen U21, nga të cilët 4 të artë, 1 i argjendtë, 1 i bronztë.
Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku, kështu ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës.
Të artë:
Dardan Cena -73 kg
Anes Veseli -100 kg
Fatjona Kasapi -57kg
Dëbora Gjakova -63 kg
I argjendtë:
Muhamedin Veseli -66 kg
I bronztë:
Rios Kuka +100 kg.