Flaka Loxha është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Loxha ka arritur të fitojë “luftën” e dytë të saj sot.
Ajo e mposhti polaken Julia Koëalczyk.
Në “luftën” e parë ajo e kishte mundur bullgaren Snezhana Gramatikova.
E në çerekfinale, Loxha do të përballet me gjermanen Pauline Starke.
Trajnere e Loxhës është Majlinda Kelmendi, e cila tashmë është pensionuar nga xhudo dhe ka nisur karrieren si trajnere. /Insajderi/