18:10 - 18 Mars 2023

Modelja nga Drenica, Xhuliana Nura u rendit e treta nga pesë banorët finalist të Big Brother VIP Kosova, ndërsa çmimin e madh e fitoi reperi nga Shqipëria, Stresi.

Mes shumë reagimesh, modelja Arbenita Ismajli ka shprehur zhgënjimin për humbjen e Xhulit.

Arbenita tha se në trojet shqiptare drejtësia asnjëherë nuk shkon në vend.

Sipas modeles, Xhuli arrit që të fitonte dashurën e publikut brenda tre muajve të qëndrimit në shtëpinë e famshme të BBVK.

“Edhe një herë si çdo herë, drejtësia nuk shkon në vend në Shqipëri. Big Brother kishte vetëm një fituese dhe të gjithë e dimë kush e dha shembullin më të mirë aty…Me rëndësi është që dimë kush ishte e dashura e të gjithëve. Nga 0 te 100 për vetëm 3 muaj. Xhuli”, ka shkruar Arbenita.

Theksojmë që pas Stresit që doli fitues, i dyti ishte humoristi Vedat Bajrami ndërsa dy finalistët e tjerë Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu ishin të eliminuan të parë të finales.