×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Yjet e futbollit kritikojnë veshjen e Messit me pelerinë në Katar, por pse e bëri këtë Leo?

    Insajderi
    19 December 2022 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Momenti kur u dorëzua Kupa e Botës ishte momenti më i madh i kurorëzimit të karrierës së Lionel Messit. Megjithatë, një veprim befasues i organizatorëve shkaktoi habi dhe kritika.

    Përpara se 35-vjeçari të ngrinte trofeun e artë në ajër pas fitores së finales së Kupës së Botës në Katar kundër Francës, argjentinasi u mbështjellë me një të ashtuquajtur bischt.

    Mbi fanelën tradicionale bojëqielli dhe të bardhë, Messi kishte veshur pelerinën e zezë paksa transparente me zbukurime të arta. Veshja tradicionale më parë ishte veshur çuditërisht nga Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani.

    “Ju i hiqni një moment të madh lojtarit. As mua nuk më pëlqeu. Ju mund ta bëni këtë më vonë në dhomën e zhveshjes”, tha ish-kampioni i botës Bastian Schweinsteiger.

    “Në një farë mënyre, është e turpshme që ata e mbuluan Messin me fanellën e tij argjentinase” tha Gary Lineker.

    “Pse? Vetëm pse? Nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë” ishte reagimi i Zabaletës.

    Edhe ekspertë të tjerë televizivë nuk mund ta kuptonin pse Messi nuk mund të festonte vetëm me fanellën e tij në momentin më të madh të karrierës së tij, shkruan Indeksonline.

    “Është pak shqetësuese. Por kjo flet për mirësjelljen e tij që ai e mban atë” ka thënë Ballack.

    Bischt është një veshje e jashtme fisnike që në fakt vishet vetëm në raste të veçanta mbi një veshje tjetër tradicionale mashkullore, kryesisht në botën arabe.

    Në Katar, veshjet kryesisht vishen nga njerëz të rëndësishëm në festën kombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark