×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Falë këtij sistemi Kosova është sikurse para viteve ’90-a

    Insajderi
    02 June 2017 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për deputet, Visar Ymeri, gjatë fushatës në komunën e Shtërpcës, është shprehur se qeveria e kaluar i ka dhënë mundësi strukturave paralele të Serbisë që të funksionojnë në këtë komunë.

    Ai ka thënë se vendbanimet në Kosovë janë sikurse në vitet e ’90-ta.

    “Sot kemi vendbanime në Kosovë në të cilat situata është sikurse para viteve të 90-ta, e kjo është pasojë e këtij sistemi që ka qeverisur me shtetin”, ka thënë Ymeri.

    Ymeri ka theksuar se është mirë që po vjen 11 qershori, sepse sipas tij ky 11 qershor “do të jetë fundi i këtij pushteti, do të jetë fundi i sakatosjes së Republikës”.

    Ymeri theksoi se në të gjitha tubimet që po i mbajnë nëpër Kosovë, kudo njerëzit po i shohin të bashkuar dhe të entuziazmuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark