Ministrja e Arsimit tha së Qeveria është pranë mësimdhënësve edhe pse ende nuk ja kanë ekzekutuar pagat e shtatorit atyre që ishin në grevë.
Duke diskutuar për këtë Ymer Ymeri nga SBAShK-u hyri në lidhje drejtpërdrejtë në emisionin “Context” ku e ftuar është Ministrja Nagavci. Ymeri i tha ministres së dëshiron ta përçajë këtë sindikatë.
“Është bë një diskriminim ndaj mësimdhënësve, ne e përshëndesim çdo vendim që pagat e shtatorit të procesohen. Kryesia e ka të njëtin kredibilitet, ministrja po don edhe me ka kryetare e SBASHK-ut edhe ministre këta nuk ja lejon ligjin”, tha ai në Context të ATV-së.
Ndërsa sa i përket diskutimeve për kontratën kolektive ai tha së Ministrja bën shkelje nëse nuk i procedon pagat duke e quajtur ministren juriste të dobët, shkruan Insajderi.
“Orët nuk zëvendsohen, ministrja duhet ta lexojë kontratën kolektive, ministrja ka qëllim më i inatos SBAShk-un. Në bazë të asaj që po thotë ministrja kishte është më profesion jurist atëherë i them që është jurist e dobët”, pohoi Ymeri.