×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Zbatimi i marrëveshjes, kyç për të ardhmen e Kosovës”, thotë ambasadori amerikan

    Insajderi
    20 March 2023 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kritike për të hapur rrugën evropiane të Kosovës është zbatimi i Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve, ka shkruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, raporton Insajderi.

    Duke rishpërndarë përshëndetjen ndaj arritjes së marrëveshjes në Ohër nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ambasadori tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah popullit të Kosovës.

    “Zbatimi i kësaj marrëveshje është kyçe për hapjen e trë ardhmes së Kosovës. Do të vazhdojmë të qëndrojnë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritet tona të përbashkëra: Të sigurojmë që Kosova të merr vendin e saj që i duhet në institucionet evropiane dhe Euro-Atlantike”, shkroi Hovenier në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark