×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Zbulohet arsyeja pse Ledioni nuk mban skaletë gjatë prezantimit sikur Arbana

    Insajderi
    13 March 2024 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në dy vitet e kaluara, prezantuesja Arbana Osmani ka pasur zakon mbajtjen e skaletës në duar gjatë prezantimit të “Big Brother VIP Albania”, por ndryshimi i stafit prezantues për këtë sezon solli edhe ndryshime në estetikën e spektaklit.

    Fansat e vëmendshëm të “Big Brother VIP Albania 3” kanë kuptuar pse prezantuesi aktual, Ledion Liço, nuk është parë të mbajë dokumente apo skaleta në duart e tij gjatë prezantimeve.

    Ata kanë vërejtur se para Ledionit qëndron një telepromter i rregulluar strategjikisht, në të cilin shfaqet skenari i plotë i spektaklit.

    Foto: Big Brother VIP YouTube

    Kjo teknologji, e përdorur zakonisht nga spikerët e lajmeve, i lejon prezantuesin të lexojë në mënyrë të rehatshme dhe të lirë skriptin pa pasur nevojë të mbajë asnjë material në duar.

    Ky detaj teknik shpjegon pse Ledioni ka duart e lira dhe mund të lëvizë në mënyrë të natyrshme në skenë, pa qenë i ngarkuar me letra apo skaletë, siç bënte prezantuesja e mëparshme e programit.

    Ledion Liço (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

    Kur Ledioni në javët e para të spektaklit bëri një koment duke thënë “Ngaqë nuk jam mësuar të përdor kështu gjërash”, pasi i ra një fletë e zarfit, mund të ketë qenë një referencë e mbushur me ironi për mënyrën e tij të re të prezantimit.

    Telepromteri mund të jetë një zgjidhje praktike që lejon më shumë interaksion me publikun dhe një prezantim më të lirshëm. Ajo që mund të jetë e qartë tani është që çdo detaj i spektaklit është menduar për të maksimizuar performancën e prezantuesit dhe për të sjellë një përvojë më të pasur për spektatorët. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark