×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Zbulohet” arsyeja pse Qeverisë Kurti iu deshë kaq shumë për të vendosur lidhur me mbajtjen e dasmave

    Insajderi
    26 June 2021 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka ironizuar me punësimet partiake e familjare që po i bën Qeveria Kurti.

    Lekaj i ftuar në “InDoks”, ka dhënë një ‘arsyetim’ pse nuk u mbajtën dasmat për kaq kohë.

    “…Vet zotëri Kurti e ka deklaruar që të afërmit i kemi për dasma dhe ahengje e jo për ti punësuar dhe po del kundërta. Ndoshta zotëri Kurti, po e them në shaka ka menduar që meqë dasmat nuk po zhvillohen në Kosovë, ka mendu që përkohësisht ti ngarkojë në bordet përkatëse dhe kjo është nonsense – vetëm me këtë mund të arsyetohet se nuk kemi pasur dasma dhe ata akraba të tij, familjarë ti rehatojë në institucionet publike”, ka thënë ai.

    Sipas tij, Qeveria Kurti po shquhet për nepotizëm.

    “Pse kritikon 20 vjeçarin dhe tani po vazhdon me të njëjtën apo më shumë duke e shtuar intensitetin e nepotizmin atëherë qytetari ka me vlerësu këtë. Nuk guxon ai të thirrët ju keni bë po bëjë edhe unë dy herë më shumë – kjo nuk i shkon në favor të qytetarëve – ata kanë votuar ndryshimin, ka ndodh ndryshimi mirëpo janë zhgënjy dhe unë besoj që kanë me u zhgënjy edhe më tepër nëse shihet qeverisja 100-ditëshe”, tha Lekaj.

    Më poshtë gjeni emisionin e plotë “100 ditë i vetëm në Fron”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark