×
Show / Fashion

Zbulohet bakteri që ha plastikë

Insajderi
17 June 2019 - 19:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkencëtarët kanë krijuar aksidentalisht një enzimë që ha shishe plastike, dhe ky zbulim mund të jetë një zgjidhje për problemin global të ndotjes së plastikës.

Gazeta britanike Guardian raporton se hulumtimi u nxit nga një zbulim qe nga viti 2016 kur u zbulua bakteri i parë që evoluoi natyrshëm për të ngrënë plastikën në një deponi në Japoni.

Shkencëtarët kanë zbuluar strukturën e detajuar të enzimës, e cila është vendimtare për ruajtjen e plastikës, transmeton KosovaPress.

Ekipi ndërkombëtar më pas ndryshoi enzimën për të parë se si është evoluar, dhe testet treguan se ata krijuan aksidentalisht një enzimë më të fortë në shkatërrimin e polietilenit terephthalate (PET), një plastikë e përdorur për shishe të pijeve të buta.

“Ajo që doli në fakt ishte se ne e përmirësuam enzimën, gjë që ishte një tronditje”, tha profesor McGeehan i Universitetit të Portsmouth, i cili drejtoi studimin duke shtuar, ‘ky është një zbulim i madh”.

Enzima kërkon disa ditë për të filluar degradimin e plastikës, por hulumtuesit janë optimistë, duke theksuar se kjo mund të përshpejtohet dhe të bëhet një proces i qëndrueshëm në shkallë të gjerë.

“Ne shpresojmë të përdorim këtë enzimë për të kthyer plastikën në përbërësit e tij origjinalë, kështu që ne mund ta riciklojmë atë në plastikë”, tha McGeehan duke shtuar se kjo do të zvogëlojë sasinë e plastikës në mjedis.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark