×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet ‘pseudonimi’ me të cilin Shakira i referohej Clara Chía-s…

    Insajderi
    10 February 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithçka që lidhet me Shakirën, Gerard Piqué dhe partneren e tij të re, Clara Chía, vazhdon të përflitet pas publikimit të këngës së kolumbianes me Bizarrap, në të cilën ajo nuk i kurseu ‘shigjetat’ si për ish-futbollistin, ashtu edhe të dashurën e tij.

    Tensioni është maksimal mes Shakirës dhe Gerard Piques pas ndarjes së tyre. Po këtë javë pamë disa imazhe unike në takimin e fundit mes të dyve. Ish-lojtari i Barcelonës ishte aq i nxituar për t’u larguar nga shtëpia e Shakirës, ​​saqë harroi hapur bagazhin e makinës së tij. Ajo nga ana e saj, e ka injoruar plotësisht ish-partnerin e saj kur janë përplasur me njëri-tjetrin.

    Tani, së fundmi ka dalë në dritë, se Shakira kishte një pseudonim për Clara Chía. Siç zbuloi gazetari Roberto Antolín në programin ‘Mitre Live’, kolumbiania e quante në mënyrë përçmuese të dashurën e re të Piqué . “Shakira e pa Clara Chían si praktikante” në kompaninë Kosmos, sipas Antolínit dhe artistja u befasua kur zbuloi pabesinë e të shoqit me të. 

    Zbulohet 'pseudonimi' përçmues me të cilin Shakira i

    “Ishte një surprizë totale”,- tha gazetari. “Kjo është arsyeja, pse ajo e lëndoi aq shumë, sepse ajo tashmë e njihte atë dhe e quante atë një “mizë të vdekur”,- zbuloi Antolín në program. Dhe ai vazhdoi më tej: “Clara Chía ishte një person që kaloi pa u vënë re. Shakira nuk pa kurrë rrezik, sepse ajo nuk është një grua mahnitëse, ajo është një vajzë mjaft normale.”

    Por sipas gazetarit Roberto Antolín, ishte Clara Chía ajo që i bëri presion Piqué që të bënte publike se martesa e tij me Shakiran kishte marrë fund: “Kur fillon marrëdhënia me Chían, ajo përcaktoi kufinjtë dhe i tha Piques: “Nuk do të jem një aferë, apo pabesi më shumë. Nëse do të jesh me mua, dil dhe thuaj që nuk je më me Shakirën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark