×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet shkaku i vdekjes së të fejuarit të vlogeres së ndjerë Gabby Petito

    Insajderi
    24 November 2021 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I fejuari i vlogeres amerikane të vrarë Gabby Petito, Brian Laundrie, u gjet i pajetë më shumë se një muaj më parë. Dje, avokati i familjes së tij ka bërë të ditur në një deklaratë shkakun e vdekjes së Laundrie, që është vetëvrasja.

    Laundrie u kthye nga një udhëtim pa të fejuarën e tij dhe trupi i saj u gjet më vonë në Wyoming.

    Trupi i Laundrie u identifikua muajin e kaluar duke përdorur të dhëna dentare. Ai kishte qenë në kërkim për disa javë përpara se të gjendej trupi i tij. Policia e kishte përshkruar atë si një person me interes për vdekjen e Gabby Petito-s.

    “Chris dhe Roberta Laundrie janë informuar se shkaku i vdekjes ishte një plagë me armë zjarri… dhe mënyra e vdekjes ishte vetëvrasje”, tha avokati i familjes.

    “Chris dhe Roberta janë ende në zi për humbjen e djalit të tyre dhe shpresojnë që këto gjetje të sjellin qartësi për të dyja familjet.”

    Rasti i Petitos, 22 vjeç, dhe Laundrie, 23 vjeç, mori vëmendjen e medias mbarëkombëtare.

    Çifti kishte dokumentuar në mediat sociale udhëtimin e tyre veror me një furgon nëpër parqe kombëtare.

    Prindërit e Petitos e raportuan atë të zhdukur më 11 shtator, pasi nuk kishin mundur të kontaktonin me të për dy javë. Trupi i saj u zbulua përfundimisht në Wyoming, ku çifti kishte qenë duke udhëtuar, më 19 shtator. Një mjek më vonë zbuloi se ajo ishte mbytur.

    Laundrie ishte kthyer në Florida pa Petiton më 1 shtator. Familja e saj vazhdimisht bëri thirrje që i fejuari dhe familja e tij të bashkëpunonin me hetuesit, por më pas ai u zhduk.

    Prindërit e tij i thanë policisë se e kishin parë për herë të fundit më 13 shtator – kur ai doli për një shëtitje vetëm dhe nuk u kthye më.

    Trupi i tij u gjet në një park në Florida më 20 tetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark