×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënsi i partisë “zbulon” se çfarë ndodhte në botë kur në Prishtinë u themelua LDK-ja

    Insajderi
    23 December 2018 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënënsi i partisë opozitare LDK –  e cila festoi 29 vjetorin e themelimit  – ka vendosur që të shpërndajë disa fotografi nga ngjarja që u mbajtë gjatë ditës për të shënuar këtë datë, me një përshkrim “wikipedia” për partinë.

    Brsian Mustafa që punon si zëdhënës i LDK-së, ka tërhequr paralele mes punëve që ka bërë themeluesi i LDK-së, Ibrahim Rugova, dhe ngjarjeve me rëndësi në botë, sikurse përfundimi i Luftës së Dytë Botëore.

    Sipas Mustafës, teksa “Rusia komuniste dhe Amerika demokratike” po arrinin një marrëveshje në Prishtinë, u themelua LDK-ja që më vonë u bë me Amerikën.

    Në këto ditë kanë ndodhur edhe shumë ngjarje. Pikërisht në këtë vit ishte rrëzuar edhe Muri i Berlinit.

    Kurse këtij viti ia pa hajrin edhe Rumania. Më 1989 ishte përmbysur diktaktura komuniste në shtetin rumun, duke përfunduar më 1991 me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark