11:04 - 12 Korrik 2021

Është një nga femrat e para që u bë zëdhënse në një klub të futbollit kosovarë,Besarta Gashi, pavarësisht sfidave me të cilat u has, ajo mbështet vajzat që nisin këtë profesion.

E ftuar së fundmi në emisionin  “Sui Generis” ajo rrëfeu për  sfidat dhe vështirësitë deri tek suksesi.

“Unë vi nga një familje sportive, ndaj mbështetja e tyre ndaj meje  nuk ka munguar asnjëhere por nga ana tjetër jam përballur me paragjykime dhe komente të ndryshme. Unë i mbështes femrat në sport sepse janë shumë të zonja dhe nuk dua që ato të ndalojnë së realizuari ëndrrën e tyre”, është shprehur Gashi.

Ndonëse ende jemi në ditët e Kampionatit Evropian sigurisht pjesëmarrja e femrave në debate sportive ka qenë më prezente se dikur, e këtë e ka komentuar edhe vet zëdhënsja.

Për më shumë klikoni në intervistën e plotë: