×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Zelensky: Do ta godisja Putinin në fytyrë, në rastin e parë do ta bëja këtë

    Insajderi
    18 December 2022 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pa dyshim se është njeriu më i përfolur i vitit, e çdo paraqitje e tij televizive bëhet kryelajm i mediave botërore.

    Ai së fundmi gjatë një interviste dhënë për televizionin LCI, ka bërë një koment interesant për presidentin rus Vladimir Putin, i cili filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

    Zelensky tha para gazetarit të LCI-së se është i gatshëm ta godasë në fytyrë Putinin, madje theksoi se mundësia e parë që do t’i jepej do ta bënte këtë.

    E kjo nxiti të qeshura, pasi Zelensky para se të bëhej presidenti merrej me komedi pasi ky edhe është profesioni i tij.

    Më poshtë ju sjellim videon e momentit kur ai deklaron se do ta grushtonte Putinin, i cili nuk i bëri mirë llogaritë kur nisi luftën në Ukrainë.

    Pati deklaruar se do ta pushtojnë Kievin për dy apo tri ditë, por lufta ka hyrë në muajin e dhjetë dhe nuk ka asgjë nga ky pushtim i kryeqyteti të Ukrainës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark