×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky: Ushtria ukrainase kërkon 500 mijë ushtarë shtesë

    Insajderi
    20 December 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelenski në një konferencë për media ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për 500 mijë ushtarë shtesë.

    Teksa jemi në vitin e dytë të luftës Ukrainë- Rusi ai ka pranuar se kjo është një çështje e ndjeshme dhe e kushtueshme.

    Komentet e tij kanë ardhur teksa rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për vendin e tij. Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën.

    Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën – mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit.

    Bllokada në SHBA është përcjell me një bllokadë që Hungaria ia ka vënë BE-së për të dërguar ndihmë në vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën.

    Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbesë pa mbështetje.

    Lideri i Kremlinit ka thënë se 617.000 ushtarë rusë janë duke marrë aktualisht në atë që Moska e quan “operacion special ushtarak”.

    Megjithatë, ai e ka pranuar se forcat e tij ushtarake kanë probleme me sistemet ajrore për mbrojtje dhe komunikime, dhe se duhet rritur prodhimin e dronëve.

    Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, shkruan TvKlan, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark