×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Zelenskyy: Ukraina është gati për një kundërofensivë ndaj Rusisë

    Insajderi
    22 April 2023 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, falenderoi aleatët perëndimorë të cilët u angazhuan për ta mbështetur Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme përballë agresionit rus.

    Të premten, pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në Gjermani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se anëtarët e Grupit kishin dhënë më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën.

    Në fjalimin e të premtes zoti Zelenskyy tha se Ukraina ishte gati për një kundërofensivë ndaj Rusisë.

    Sipas tij, përparësi mbetet vija e parë e frontit dhe Kievi po përgatit brigada dhe njësi të reja për të luftuar në vijën e parë.

    Ditën e djeshme, u njoftua gjithashtu se brenda muajit maj 31 tanke amerikane Abrams do të mbërrijnë në një bazë në Gjermani dhe ukrainasit do të fillojnë një trajnim prej 10 javësh për përdorimin e tyre.
    Ukraina i ka bërë vazhdimisht thirrje aleatëve të saj për ta furnizuar me tanke dhe armatime përpara kundërofensivës ndaj trupave ruse që pritet të fillojë në javët ose muajt e ardhshëm.

    Ndërkohë, mes forcave ukrainase dhe trupave ruse po bëhen luftime të ashpra në qytetin e Bahmutit.

    Të shtunën, ministria e Mbrotjes së Rusisë njoftoi se trupat e saj kishin vënë nën kontroll edhe tre rajone të tjera në pjesën perëndimore të qytetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark