×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zemaj drejtuar Qeverisë: Në shëndetësi jeni për “faqe të zezë”

    Insajderi
    18 November 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se udhëheqja e Qeverisë Kurti në sektorin e shëndetësisë është “faqja e zezë”.

    Ai akuzoi Qeverinë Kurti se s’ka vizion, s’ka plan dhe sipas tij, është treguar që s’ka as aftësi të menaxhojë me sektorin e shëndetësisë.

    Zemaj përmendi edhe kohën e largimit nga detyra të ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

    “Një ministër e ka larguar në pikun e pandemisë verore që të fitojë pushtet. Ministri i parë i dështuar që u largua nga pozita e tij për të kandiduar për kryetar të komunës së Prishtinës në kohën kur ka pasur shifra alarmante të vdekjeve nga COVID-19 dhe të infeksionit. Kjo është pjesa e parë e moralit”, është shprehur Zemaj.

    Tutje, ai përmendi edhe rastin e ministrit Rifat Latifi, që sipas Zemajt, ai s’kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë.

    “Pastaj, Kurti caktoi një ministër që dukej se s’kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë. Këtë e kuptoi vetëm pasi e la detyrën. Ai tha se Qeveria Kurti, jo qeveritë tjera, por Qeveria Kurti e ka ndërtuar një ambient toksik brenda MSh-së, por edhe korruptiv”, është shprehur Zemaj.

    Ish Ministri i Shëndetësisë, tha se dorëheqja e Latifit dhe caktimi i një ekipi për menaxhim të shëndetësisë, tregon se dështimi nga Qeveria Kurti në këtë sektor u pranua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark