×
Insajderi / Ballina 5

Zemaj për Qeverisjen Kurti: Unë e quaj vera e skandaleve të mëdha

Insajderi
29 August 2023 - 23:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Armend Zemaj deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ata më atë video treguan se janë specialist të mashtrimit.

Sipas tij dy skandalet më të mëdha të kësaj qeverie janë arrestimi I Besnik Mujecit për kontrabandim të ekstazisë, dhe keqpordorimi me rezervat shtetrore

Deputeti i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur në lidhje me videon e Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se edhe një herë treguan se janë specialistë të mashtrimit.

Zemaj përmendi edhe disa, siç i cilëson ai, “skandalet e kësaj qeverie”, e që janë arrestimi i asamblistit të LVV-së, Besnik Mujeci, për kontrabandim të narkotikëve dhe keqpërdorimi me rezervat shtetërore.

“Unë e quaj vera e skandaleve të mëdha. Dy megaskandalet që kanë dalë ditëve të fundit; një është ku një eksponent i LVV-së duke helmuar trevat shqiptare me substanca narkotike, në kuptimin edhe të shumës edhe të sasisë. Ai është asamblist në Prishtinë për dy mandate, në struktura të LVV-së, si dhe i përkrahur nga eksponentë të pushtetit si ministri i Punëve  të Brendshme, ministrja e Drejtësisë, si dhe kryeministri i Kosovës”, është shprehur Zemaj në RTV Dukagjini.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark