×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zemaj: Vuçiqi do të kërkojë federalizim të Kosovës përmes Asociacionit

    Insajderi
    06 December 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Kurtin se ka rrëshqitur në agjendën e Vuçiqit.

    Zemaj ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Asociacionit bazuar në këtë draftstatut mund të kërkojë federalizmin e Kosovës.

    “Ajo çka është gjenerale është kritikat që i kemi përcjellë, që i kemi pasur dhe sugjerimet që ne i kemi thënë zotit Kurti që je duke rrëshqitur në një agjende e cila nuk i ndihmon Kosovës, nuk i ndihmon fuqizimit të shtetit. Dhe je duke rrëshqitur në agjendën e Aleksandër Vuçiq, kur në një të ardhme të afërt ose të largët ka më kërkua federalizim të Kosovës përmes Asociacionit”, ka thënë Zemaj.

    Ai ka thënë se ky draftstatut është i dëmshëm për Kosovën, për qytetarët e vendit dhe për raportet ndëretnike.

    “Mund të jetë draft më i mirë se si e lexon. Dhe mënyrën se si ka ardh seri te ky draft. Mund të jetë i mirë për të fatkeqësisht, po është i dëmshëm për Kosovës dhe qytetarët tanë. Por duhet të jetë i dëmshëm edhe për raportet ndëretnike”, ka theksuar Zemaj në RTV Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark