×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Zëvendësdrejtori i RTK’së bën veprim skandaloz, i vendos stilolapsin mes gjoksit Arilenës

    Insajderi
    28 February 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adi Krasta, zëvendësdrejtori i televizionit publik të Kosovës, është kapur duke bërë një veprim skandaloz në emisionin ‘X Factor’ në Shqipëri.

    Përgjatë transmetimit live, teksa s’janë pajtuar për dy konkurrentë, Adi Krasta ka bërë një veprim të sikletshëm ndaj këngëtares Arilena Ara, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka vendosur në mes të gjoksit të këngëtares një stilolaps.

    Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet, ndonëse këtë pjesë s’e ka të shkëputur televizioni Klan nëpër platformat e videove.

    RTK’ja ende s’ka reaguar për këtë veprim të Krastës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark