×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zgjedhja e Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së shqetëson edhe Qendrën Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias

    Insajderi
    24 May 2023 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luljeta Aliu – Krasniqi, analistja e cila mbronte krahun e pushtetit, është zgjedhur me 48 vota për anëtare e Komisionit të Pavarur për Media.

    Vendim ky që nxiti reagime të shumta. 

    Qendra Evropiane për Liri të Medias dhe Shtypit është shprehur e shqetësuar me zgjedhjen e saj për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

    Kjo pasi që sipas tyre Aliu ka qenë përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk mund të jetë e pavaruar.

    Jemi të brengosur me vendimin e Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për zgjedhjen e Luljeta Aliut si anëtare e KPM-së. Aliu rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e tyre”, thuhet në reagim.

    Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se ka përcjellur me shqetësim votimin në Kuvend.

    Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.   Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark