×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zgjedhjet në Veri, Lajçak: Presim të shpallen sa më shpejtë

    Insajderi
    31 December 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që zgjedhjet në Veri të shpallen shumë shpejtë.

    Lajçak tha se është e rëndësishme që ka nisur themelimi i grupeve nismëtare për nënshkrimin e peticionit.

    Tutej, ai deklaroi se rithemelimi i pushteteve lokale në veri të Kosovës është i nevojshëm për deeskalimin e situatës.

    “Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme dhe është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve iniciative të serbëve të Kosovës në fillim të dhjetorit. Rithemelimi i pushteteve lokale plotësisht përfaqësuese në veri të Kosovës është i nevojshëm për deeskalimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit, si dhe është i nevojshëm për vazhdimin e krijimit të shoqatë/bashkësi. Më vjen keq që regjistrimi i grupeve iniciative fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të komunës të fillojë menjëherë”, tha ai për median serbe, Politika.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark