×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zhduket një 46-vjeçare në Ferizaj

    Insajderi
    14 June 2021 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Burkurije Hasan Neziraj nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është zhdukur. Për gjetjen e 46-vjeçares policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetatrët , për personin e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt , Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe. E njëjta me datën 11.06.2021, kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë. Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce. Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt. ( tel .192)”, thuhet në komunikatën për media nga policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark