×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zhegrova me driblime më të suksesshme se Mbappe, këto janë statistika impresionuese të yllit kosovar

    Insajderi
    27 December 2023 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liga e futbollit francez, Ligue 1 ka publikuar statistikat për vitin 2023.

    Kylian Mbappe i prin listës së golashënuesve me 34 gola, ndërsa i dyti është Lacazette me 10 më pak.

    Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është pjesë e top-5shes në dy prej kategorive.

    Zhegrova është i treti për më së shumti asiste, tetë gjithsej, dy më pak se Bradley Barcola që i prin listës.

    Kurse te kategoria e më së shumti driblimeve të suksesshme, Zhegrova është i katërti me 89, aq sa ka edhe Doku në vendin e tretë, raporton Express.

    Kësaj liste i prin Rayan Cherki me 96, vetëm shtatë më shumë se ylli i Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark