×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Zhurma e LVV tendencë për të fshehur të vërtetën”, Shefja e asambleistëve të LDK-së tregon arsyen e bojkotmit të seancës

    Insajderi
    31 January 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna ka treguar arsyen e bojkotimit të seancës së sotme në kuvendin komunal.

    Ajo ka thënë se dy minuta para nisjes së seancës, komuna ka pranuar shkresën e MAPL-së cili e shfuqizon vlerësimin për kompenzimin e pronave.

    “Ju njoftojmë se sot grupi ynë i asambelistëve, nuk ka marr pjesë në takimin e seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, sepse vetëm dy minuta para se të hyjmë në seancë kemi pranuar shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i cili e shfuqizon vlerësimin paraprak të nxjerr nga vet MAPL si dhe i rekomandon Kuvendit të Kryeqytetit që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtoj aktin.

    Tutje ajo ka thënë se janë duke e analizuar shkresën e MAPL-së.

    “Zhurma e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është asgjë tjetër veç një tendencë për të fshehur të vërtetën, sepse e vërteta, është që ky proces i këmbimit të prones komunale ka ndodhur në qeverisjen e tyre në Prishtinë dhe në këtë situatë kemi ardhur si pasojë e tyre, duke përfshirë edhe vlërësimin e pronës komunale nga Ministria e Financave e udhëhequr nga Ministri i Lëvizjes Vetëvendosje” , është shprehur Rafuna.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark