Me një njoftim zyrtar në rrjetet e tij sociale, Hakim Ziyech ka bërë të ditur se ka marrë vendimin që punët lidhur me karrierën e tij profesionale t’i menaxhojë vetë.
“Kam arritur një pikë në jetën time që mendoj se ka ardhur koha e duhur për të marrë kontrollin e plotë të së ardhmes sime profesionale.
Dua që negociatat dhe vendimet për karrierën time të merren nga unë dhe ekipi im së bashku me avokatët tanë, ne do t’i ,marrim punët tona në dorë”, është shprehur anësori i Chelsea.
Tashi kjo është një mundësi e mirë me Milanin pasi at do të kontaktojnë në mënyrë direkte lojtarin.