×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zjarr në një objekt në Komoran të Drenasit, Policia jep detaje (VIDEO)

    Insajderi
    01 January 2024 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një objekt është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Insajderin se nga zjarri pati vetëm dëme materiale.

    “Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në Komoran të Drenasit. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

    Zjarrfikësit dhe Policia po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, theksoi ajo.

    “Hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark