×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zjarri i madh në ETC në Klinë, flet Ramiz Kelmendi

    Insajderi
    22 July 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në në mëngjes objekti i supermarketit ‘ETC’ që gjendet në Klinë është kapluar nga zjarri.

    Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi tha se para pak minutash e ka marr vesh ngjarjen nga shefi i sigurimit.

    Ai tha se zjarri ka ndodhur para se të hapet objekti për fillimin e orarit të punës.

    “Më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S’ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, ka thënë Kelmendi për Telegrafin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark