×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zjarri në Kazermën e Istogut, nga Ministria e Mbrojtjes japin detaje

    Insajderi
    26 January 2023 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Mbrojtjes ka dalur me njoftim pas zjarrit që ka kapluar sot në mesditë një objekt të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në afërsi të Istogut.

    Sipas njoftimit në ndihmë i kanë dalur edhe Njësitë e Zjarrfikësve të komunave të tjera.

    “Në lidhje me zjarrin e sotëm që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog, ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

    Ministria ka njoftuar se paraprakisht, nga vendngjarja është evakuuar me kohë personeli.

    Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera kolaterale.

    “Shkaku dhe pasojat e zjarrit janë duke u hetuar nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së FSK-së, por dyshohet të kenë qenë si pasojë e instalimit të vjetëruar të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark