10:21 - 23 Janar 2023

Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale, Bislim Zogaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për vizitën që u ka bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Zogaj tha se nuk janë të vërteta fjalët se “ata nga Haga po dirigjojnë në Kosovë”, sipas tij, ata ishin të fokusuara vetëm në gjykimin e tyre.

“Kushtet janë të mira në burg, realisht jo që nuk interesoheshin për jetën politike në Kosovë, por ata ishin të fokusuar vetëm për sfidën me të cilën janë duke u ballafaquar. Ajo çka më pëlqej shumë që nuk shihej që kanë interesim për të ndërhyrë në Kosovë siç flitet shpesh, ata nga Haga po dirigjojnë në Kosovë, atë absolut nuk e vërejta sepse as pyetje nuk kishin se kush më mirë e kush me keq. Ata ishin të fokusuara vetëm në lëndën që shpresojmë që do të filloj në mars dhe do të jetë një dinamik e procesit”.