×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Zoti na ruajt” – presidenti i federatës serbe nuk e dëshiron Shqipërinë në grupin e Euro 2024

    Insajderi
    27 November 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit dhe legjenda e futbollit Dragan Dzajic ka folur për shortin për Kampionatin Evropian 2024.

    Shorti i grupeve do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg. Serbia ndodhet në grupin e katërt, që do të thotë se nuk do të mund të luajë kundër Italisë, Zvicrës dhe tri kombëtareve që do të kualifikohen përmes play-off-it.

    Nga ana tjetër, Serbia mund të përfundojë në grup me Kroacinë, Slloveninë, Shqipërinë, Hungarinë.

    Dzajic theksoi se nuk do ta donte Shqipërinë në grup me Serbinë: “Ne të gjithë kemi të drejtën e dëshirave, por dëshirat janë një gjë, dhe realiteti është një gjë tjetër. Kushdo që të na bije (në grup) do të jetë një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them: ‘Jo vetëm Gjermania, Spanja, Franca…’”.

    “Ato janë të vështira. Por, edhe Rumania apo, Zoti na ruajt, Shqipëria janë të vështirë. Të gjithë mund të na shkaktojnë probleme”.

    “Ne duhet të vlerësojmë sukseset dhe lojtarët tanë, por nuk duhet të mbivlerësojmë veten. Duhet të jemi realistë për të bërë një hap përpara”, shtoi Dzajic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark