×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar, katër shqiptarë zbarkojnë në Prishtinë për të luajtur kundër Kosovës

    Insajderi
    30 August 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Zvicrës ka bërë të ditur lojtarët që do jenë në ndeshjet e shtatorit.

    Hevetikët e kanë nisur mirë rrugëtimin për në EURO 2024.

    Ata janë lider në grupin I, me 10 pikë, aty ku bën pjesë edhe Kosova.

    Në shtator ata kanë përballë vetës edhe dy teste të tjera, pikërisht edhe ndaj ‘Dardanëve’.

    Më 9 shtator ‘Fadil Vokrri’ do jetë nikoqir i këtij dueli.

    Zvicra së fundmi ka publikuar listën për dy ndeshjet, në të përfshihen katër shqiptarë.

    Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Uran Bislimi dhe Ardon Jashari e përbëjnë 4-shen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark