×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zyra e Kurtit nuk ia hapën telefonin, Vasfije Krasniqi nderohet me një pozitë nga presidentja

    Insajderi
    30 December 2023 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vasfije Krasniqi, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe zëri i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, sot është nderuar në pozitë të re nga e para e shtetit Vjosa Osmani. Ajo u emërua në pozitën e të dërguarës së posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës.

    Presidentja Osmani tha se Krasniqi i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Por, respektin e njëjtë duket se nuk e mori nga zyra e kryeministrit, Albin Kurti. Saktësisht nga kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusin të Viktimave të Dhunës Seksuale, Leonora Selmani.

    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, pak ditë më parë përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka telefonuar kryetaren e këtij komisioni, Leonora Selmani por kjo e fundit nuk i është përgjigjur thirrjeve.

    Komisioni për verifikimin të viktimave as në tel nuk lajmërohen” ka shkruar ajo.

    Kujtojmë se, Vasfije Krasniqi vite më parë kishte postuar në faqen e saj në Facebook një letër të hapur për njeriun që e ka përdhunuar në vitin 1999.

    Ndërsa, më pas ka dhënë rrëfimin e saj për torturat që ka përjetuar gjatë luftës në një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark