Ardian Nuhiu ka dhënë përgjigjet e tij në konferencë për shtyp, ku u kumtua lajmi për ndërprerjen e bashkëpunimit me Dritën.
Je i shkarkuar, apo ke dhënë dorëheqje?
“Thjesht është një vendim nga drejtuesit, nga presidenti, vendim që duhet të ndërpritet bashkëpunimi. Kemi pasur takim, është vendosur që është e rrugës që pas atij mos suksesi të djeshëm, lëvizja që duhet bëhet është trajneri. Kontrata është ndërprerë me vendim të dyanshëm me drejtuesit e klubit. Unë jam i lumtur me atë skuadër që kam ndërtuar. Flet mjaftueshëm çfarë futbollistë dhe çfarë karaktera kemi në skuadër. Flet klasifikimi aktual. Po largohem nga një skuadër shumë stabile me futbollistë cilësorë”, ka thënë Nuhiu, transmeton lajmi.net.
A e ndjetë më herët shkarkimin, apo pikërisht nga ndeshja ndaj Lirisë?
“Trajneri në fakt asnjëherë nuk gjen rehati, apo siç thuhet, valixhet i ka gjithnjë gati. Në një klub të madh gjithmonë kërkohet suksesi dhe duhet fituar çdo ndeshje. Pas çdo humbje është normale të ketë presion. Personalisht falënderoj drejtuesit sepse presioni nuk ka ardhur tek unë por ndalej tek ata. Unë kam punuar në rehati dhe nuk kam dërguar presionin te futbollistët pasi atëherë bëhet edhe më e vështirë. Prandaj falënderoj drejtuesit”, shtoi trajneri.A mendon se lojtarët nuk u përgjigjen në kërkesat tuaja?
“Në asnjë moment nuk mendoj se nuk janë përgjigjur. Flet mjaftueshëm tabela, flet, pavarësisht humbjes së djeshme, mendoj se ishte një 10 minutësh jo i mirë, në pjesën tjetër ka qenë skuadra kërkuese. Ndeshjet më të vështira në futboll janë ato të cilat mendohet se fitohen para lojës. Vet inkuadrimi i komplet skuadrës flet se sa e kemi respektuar kundërshtarin. Janë munduar djemtë të bëjnë më të mirën. Gjithashtu kemi parë performancat kanë qenë të shkëlqyera. Kjo flet mjaftueshëm se ata janë përgjigjur në ato që kemi kërkuar ne.”