×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Edi Reja bëhet me punë të re pas largimit nga Shqipëria

    Insajderi
    02 March 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja është emëruar trajner i skuadrës sllovene, ND Gorica.

    Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ND Goricas, ekipit që bën gara në elitën e futbollit slloven.

    Reja drejtoi klube të shumta, duke përfshirë Hajdukun, Lazion, Napolin, Cagliarin, Atalantan dhe Torinon e së fundmi edhe Kombëtaren e Shqipërisë.

    Reja do të pasojë Miran Srebrniq, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh jo të mira.

    Gorica është në pozitën e fundit në renditjen tabelore të Superligës së Sllovenisë me 15 pikë të grumbulluar pas 24 ndeshjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark