×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: FC Prishtina nënshkruan me 21 vjeçarin amerikan

    Insajderi
    11 January 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi Jalen Miller Blesa është përforcimi më i ri i Prishtinës në këtë afat kalimtar. Amerikani 21-vjeçar është prezantuar të mërkurën te Prishtina, që nuk i ka bërë publike detajet e kontratës.

    Blesa i bashkohet Prishtinës pas paraqitjeve fantastike që i pati në Ligën e Parë me skuadrën e Rahovecit gjatë stinorit vjeshtor.

    Në 12 ndeshje të luajtura, ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë dy asistime për Rahovecin.

    Blesa para Rahovecit, ka luajtur edhe te Istogu si dhe Arlesey Town FC.

    Në prezantimin e tij të parë te Prishtina, Blesa tha se është shumë i lumtur që i është bashkuar klubit më të madh në Kosovë. Ai shtoi se synimi i tij është ta ndihmojë ekipin për të siguruar një vend në Evropë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark