×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Malisheva kompleton transferimin e super-talentit shqiptar!

    Insajderi
    03 July 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i talentuar Laurent Xhylani është përforcimi i radhës për skuadrën e Malishevës. Xhylani ishte pjesë e skuadrës së Drenasit në edicionin e fundit.

    “FC Malisheva konfirmon arritjen e marrëveshjes për transferimin e top-talentit  Laurent Xhylani nga KF Drenasi. Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë afatgjate me njërin nga talentet më premtues në Futbollin Kosovar.

    Laurenti edhe pse një talent i ri, është transferimi i së tashmes e po ashtu edhe i së ardhmes së klubit”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Malishevës, e cila deri tash ka bërë mjaftë ndryshime si në radhët e futbollistëve ashtu edhe në shtabin teknik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark