Roberto De Zerbi edhe zyrtarisht është larguar nga Shkaktar Donetsku.
Një vit pas ardhjes në Ukrainë, trajneri 43-vjeçar ka ndërprerë në mënyrë të dyanshme kontratën e tij ku shkak thuhet të jetë bërë lufta që prej kohësh ka përfshirë Ukrainën dhe Rusinë.
Këtë lajm e ka konfirmuar klubi i Shaktarit me anë të një komunikate në faqen zyrtare duke falënderuar ish-trajnerin e Sasuolos për punën e kryer.
Në një edicion të vetëm De Zerbi fitoi Superkupën e Ukrainës dhe me Shaktarin zhvilloi 30 ndeshje zyrtare duke fituar 20, barazuar pesë dhe humbur pesë.
Më parë Roberto De Zerbi përveç Sasuolos ka qenë trajner edhe i skuadrave të Beneventos, Palermos, Foggias dhe Darfo Boarios.