×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Prishtina transferon Muhamed Dubova

    Insajderi
    02 February 2023 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhamed Dubova është futbollisti i radhës që i është bashkuar edhe zyrtarisht skuadrës së Prishtinës.

    Mesfushori-sulmues 21-vjeçar kalon te kryeqytetasit nga skuadra sllovake Dubnica ku ka luajtur për një vit.

    Dubova me skuadrën e Prishtinës ka kryer komplet fazën përgatitore dhe është plotësisht gati për ta dhënë më të mirën e tij për fanellën “bardhekaltër”.

    Para përvojës sllovake, ai ka luajtur në Kosovë me skuadrën e SC Gjilanit.

    “Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina.

    Për mua është nder dhe krenari që të jem pjesë e Prishtinës. Ky është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe me histori të madhe dhe për çdo futbollist, bartja e kësaj fanelle është ndjenjë e pa përshkruar”, u shpreh lojtari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark