×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zyrtari i PDK-së ironizon me këshilltarin e ministrit Peci që vodhi votat: Guxo për të kapur

    Insajderi
    25 January 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enis Osmani, aktualisht këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është dënuar me 1500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit.

    Për këtë ka reaguar Koordinatori i Departamentit për Bujqësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Naim Ismajli, i cili tha se ky është një tjetër shembull “i punësimeve dhe rehatimeve të familjarëve”.

    “Pra, ministri Peci për dy vjet në kabinetin e tij ka mbajtur një person me aktakuzë, tashmë të vërtetuar”.

    Postimi i plotë i Naim Ismajlit:

    Guxo për të kapur (Pjesa e II-të)!

    Skandalet në Ministrinë e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci nuk kanë të ndalur. Këshilltari i tij politik, Enis Osmani është dënuar dje për vjedhje votash në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017.

    Pra, ministri Peci për dy vjet në kabinetin e tij ka mbajtur një person me aktakuzë, tashmë të vërtetuar.

    Pas emërimit të tezakes së presidentes Osmani, Venera Çerkini, drejtoreshë në Agjencionin për Zhvillim të Bujqësisë, skandali me këshilltarin është një tjetër shembull i punësimeve dhe rehatimeve të familjarëve pa integritet moral e profesional nga ky ministër.

    Për më tepër, gjetjet e Raportit të Auditorit në këtë ministri evidentojnë një varg shkeljesh me keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e parasë publike.

    Ja çka e karakterizon këtë qeverisje: gënjeshtra, mashtrim dhe vjedhje, të cilat çdo ditë po bëhen publike.

    Demagogjisë po i vijë fundi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark