×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vazhdon debati për dorëheqjen dhe shkarkimin e ministrave

    Insajderi
    03 October 2018 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paqartësia rreth dorëheqjes dhe shkarkimit të ministrave ende po vazhdon.

    Kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë u ka thënë mediave se ka një dëshirë te kryetari i PDK-së për riformatim të Qeverisë.

    Haradinaj ka thënë se ka paralajmërime që mund të ndryshohen tre ministra të PDK-së, edhe pse Haradinaj thotë se konkretisht këtë nuk i ka thënë Veseli.

    Debati për dorëheqjen e ministrave dhe shkarkimin ka filluar qe disa javë.

    Ishte Abelard Tahiri i cili ofroi dorëheqjen, por kryetari i partisë së tij, (PDK), Kadri Veseli, dje tha se ai dhe PDK vendos për shkarkimin apo jo të Tahirit.

    Pas tij, nisën zërat për dorëheqjen e ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj dhe ministrit të Financave, Bedri Hamza. Për këtë të fundit ka dhënë një koment sot sërish Kadri Veseli. Ai ka shtruar pyetjen se si mund të japë dorëheqje një ministër i suksesshëm si Hamza.

    Ndërsa, me ministrat tjerë të koalicionit po ndodhë më ndryshe. Së pari ishte Arbena Reshitaj, e AKR-së, e cila është shkarkuar nga pozita e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Atë vendosi ta marrë kryeministri Ramush Haradinaj në kabinetin e tij si këshilltare për ambient.

    Pas saj, Nisma shkarkoi ministrin e Tregtisë, Bajram Hasnin dhe më pas emëroi Endrit Shalën.

    Nga AKR po ashtu flitet se do të shkarkohet edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark