×
Show

10 tipat “toksikë” të cilët duhet larguar nga jeta juaj

Insajderi
08 January 2016 - 13:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Secila femër në përgjithësi ka një ose dy miq të cilët ndoshta më shumë na pengojnë se sa na ndihmojnë. Nëse keni dike në jetën tuaj që më shumë merr se sa ofron, ndoshta ka ardhur koha që secili të shikojë punën e tij

Person i thashethemeve në zyrë

Ndonjëherë është mirë të bëni ndonjë pause të vogël në punë dhe të dëgjoni se çfarë ndodhë rreth jush. Po nëse personi i cili bën thashetheme në zyrën tuaj ju tërheq juve? Kjo mund të jetë një force shkatërruese në jetën tuaj sepse ai person vë në pikëpyetje integritetin tuaj në sy të punëdhënësit dhe të punësuarve tjerë. Pa këtë lloj personi në jetën tuaj, mund të bëheni një femër e forte dhe me vlera si dhe të bëheni pjesë integruese e rrethit të punës.

Ish partneri i cili ju bën thirrje për seks

A thua prania e ish partnerit tuaj ju shton apo zbret vlerën? Një femër që është në lidhje me ish partnerin vetëm për marrdhënie seksuale ndërton pengesë të madhe në krijimin e lumturisë së saj. Eliminoni këtë person nga jeta juaj, femra është në gjendje të tejkalojë ndjenjat e vjetra si dhe lidhjet emocionale, dhe padyshim mund të hap zemrën dhe mendjen për përvoja dhe lidhje të reja.

seks-hakmarrje

Personat me rolin mëshirues

Ekziston gjithmonë ndonjë familjar i afërt i cili tenton të përmirësojë jetë tuaj. Ai ju mendon të mirën, por me të vërtetë, është koha tipat e tillë ti mbnai në distance. Të afërmit me rolin mëshirues përpiqen t’ju ndihmojnë në fusha të ndryshme të jetës duke ju bërë të besoni se nuk jeni të sigurtë apo të pavarur. Pa këto lloj personash në jetën tuaj, do të jeni në gjendje të bëni gabime për të cilat jeni vet përgjegjës dhe se nuk do ti përsëritni në të ardhmen.

(Jo) Mik

Ky tip është një mik i juaj por edhe armik i përbetuar. Si mund të jetë diçka e mirë? Femrat meritojnë një miqësi në të cilën mbështeten tek njëra-tjetra, e jo të jenë armike. Disa nga femrat, të cilat janë të pasigurta besojnë se e meritojnë këtë lloj të miqësisë dhe se kjo sjellje është normale për një femër. Në realitet, mbështetja e ndërsjelltë na ndihmon të ndjehemi më mirë me vetveten dhe miqtë tanë.

ngushelli-shoqe

Person ngatërrestar

Që nga kërkesa për t’i ndihmuar për të spiunuar ishin e saj e deri tek ngatërresat më të mëdha, këto persona gjithmonë përpiqen t’ju bëjnë bashkëpunëtorë në planet e tyre. Ju mund ta kaloni kohën me dike që ka qëllime të mira dhe aspirate. Çfarë përjetoni në të vërtetë nga kjo lloj miqësie? Tingëllon sikur ky lloj personi tenton vetë t’ju fuse në grackë dhe ju të merrni dënimin. Ju me siguri që keni gjëra më të mira për të bërë me kohën tuaj.

Person me përshtypje të keqe

Ky llo tipi nganjëherë mund të jetë argëtues, por ai person tërheq më të keqen nga vetja juaj – që nga zakonet dhe shprehitë e këqija e deri tek zvogëlimi i vetbesimit. Kur me mikun tuaj keni vetëm një gjë të përbashkët, madje edhe ajo nuk është më e mira, është koha të pyesni veten nëse dëshironi në të vërtetë ta kaloni kohën tuaj të vlefshme me një person të tillë. Gjithashtu duhet të pyesni veten nëse ai person ka një efekt pozitiv ose negative në kualitetin e jetës suaj.

Mijëra miq në Facebook

Nëse tërë kohën e kaloni në kompjuter, shanset janë qe ju të humbni jetën reale. Fikeni kompjuterin, ngrihuni nga shtrati dhe filloni të luani lojën e quajtur jetë. Më mirë të keni më pak miq realë se sa mijëra të tillë nëpër rrjete sociale ku mbizotëron bota virtual. Miqtë e juaj të vërtetë janë gjithmonë për ju kur është nevoja, ndërsa miqtë në Facebook lehtë mund të zhduken.

kompjuter-facebook-

Burri i zyrës suaj

Mund të ndodhë të jeni të martuar, por në mes të ekzistojë ndonjë flirt mjaft serioz. Duhet të vendosni kufijtë. Ndaloni të luani me mollën e ndaluar. Është më mirë ti largoheni këtij tundimi, sepse pothuajse gjithmonë përfundon në katastrofë.

Snob

Ajo do të bëjë gjithçka vetëm të ndjeheni keq, duke filluar nga rrobat që vishni, vetura që ngisni, mënyra e jetës që e jetoni…Miqtë e vërtetë nuk lejojnë t’ju përulin. Nëse vazhdimisht lejoni që ndokush të zvogëlojë vetbesimin tuaj, atëherë atij personi jeni duke i dhënë shumë fuqi dhe force rreth jush. Shumica prej nesh janë mjaft vet kritikues. A kemi me të vërtetë për një mik i cili është aq kritik ndaj nesh?

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark