×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    10 ushtritë më të fuqishme në botë

    Insajderi
    05 December 2021 - 17:55
    ushtrite me te fuqishme ne bote
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    10 shtetet me ushtritë më të fuqishme në botë.

    Një luftë botërore ndoshta është e vetmja rrugë për të matur forcën reale ushtarake, por fatmirësisht bota nuk ka pasur situatë të tillë kohët e fundit.

    Pavarësisht ngritjes së tensioneve në detin e Kinës jugore, luftimet në vijim në Ukrainë dhe luftimet e shumta në Lindjen e Mesme, betejat mes shteteve apo kombeve janë zhvendosur në armëpushim apo në luftë kundër grupeve terroriste.

    Megjithatë, një vlerësim i forcës ushtarake mund të jetë interesant, kështu që “Businessinsider” duke u bazuar tek indeksi i forcës ushtarake të 106 shteteve ka renditur 10 shtetet më të fuqishme në botë.

    Në këtë vlerësim janë marrë më tepër se sa 50 faktorë, përfshirë buxhetin për ushtrinë e çdo shteti, trupat ushtarake, sasinë e armatimit që ata kanë dhe resurset natyrale.

    Dhjetë vendet me ushtritë më të fuqishme në botë janë si vijojnë:

    10. Italia

    Trupa ushtarake aktive: 362.000 Buxheti: 34 miliardë dollarë Tanke: 586

    Avionë: 785 Aeroplanmbajtëse: 2 Nëndetëse: 6

    9. Gjermania

    Trupa ushtarake aktive: 325.000 Buxheti: 36.3 miliardë dollarë Tanke: 408

    Avionë: 676 Aeroplanmbajtëse: 0 Nëndetëse: 5

    8. Turqia

    Trupa ushtarake aktive: 596.000 Buxheti: 18 miliardë dollarë Tanke: 3.778

    Avionë: 1.007 Aeroplanmbajtëse: 0 Nëndetëse: 13

    7. Japonia

    Trupa ushtarake aktive: 307.900 Buxheti: 40.3 miliardë dollarë Tanke: 678

    Avionë: 1.590 Aeroplanmbajtëse: 3 Nëndetëse: 17

    6. Britania e Madhe

    Trupa ushtarake aktive: 332.000 Buxheti: 55 miliardë dollarë Tanke: 407

    Avionë: 879 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 10

    5. Franca

    Trupa ushtarake aktive: 400.770 uxheti: 35 miliardë dollarë Tanke: 423

    Avionë: 1.282 Aeroplanmbajtëse: 4 Nëndetëse: 10

    4. India

    Trupa ushtarake aktive: 3.668.000 Buxheti: 40 miliardë dollarë Tanke: 6.464

    Avionë: 2.086 Aeroplanmbajtëse: 2 Nëndetëse: 14

    3. Kina

    Trupa ushtarake aktive: 4.635.000 Buxheti: 155.6 miliardë dollarë Tanke: 9.150

    Avionë: 2.942 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 68

    2. Rusia

    Trupa ushtarake aktive: 4.017.110 Buxheti: 46 miliardë dollarë Tanke: 15.389

    Avionë: 3.547 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 60

    1. SHBA

    Trupa ushtarake aktive: 2.500.00. Buxheti: 581 miliardë dollarë. Tanke: 8848

    Avionë: 13 444. Aeroplanmbajtëse: 19. Nëndetëse: 75

    Askush nuk do të donte që në botë të kishte luftëra të reja pasi ata sjellin dhunë,dhimbje dhe pasoja afatgjate.

    E kjo sjell dobësim ekonomik dhe prishje të rendit botëror për një periudhë të gjatë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark