×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “2.8 € për orë”, hyjnë në grevë punëtorët e aeroporteve në Gjermani, anulohen 1 mijë fluturime

    Insajderi
    01 February 2024 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas grevës së shoferëve të trenave, Gjermania përballet me një tjetër grevë që po mbahet nga stafi i sigurisë së aeroporteve.

    Mbi 1 mijë fluturime janë anuluar duke prekur mbi 200 mijë pasagjerë në 11 aeroportet kryesore në Gjermani.

    Greva filloi në aeroportin e Këlnit/Bonnit në Gjermaninë perëndimore kur stafi i kontrollit të pasagjerëve nuk u paraqit për turnin e natës. Stafi i sigurisë ndaloi punën në Frankfurt, Hamburg, Bremen, Berlin, Leipzig, Düsseldorf, Hanover, Shtutgart, Erfurt dhe Dresden.

    Përqindja e pjesëmarrjes në grevë është 100%. Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva për të kërkuar pagesa më të mira për 25 mijë punëtorë.

    Kërkesa kryesore është rritja e pagës prej 2,8 € për orë. Kreu i Komitetit të Negociatave për Shoqatën Federale të Kompanive të Sigurisë së Aviacionit Civil tha se kërkesat do t’i kushtonin kompanive një “çerek miliardë euro”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark