×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    20 mijë euro gjoba nga AIP, pas apelit për ndihmë nga qytetarët – kaq para ka mbledhur PSD

    Insajderi
    18 April 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Socialdemokrate ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për të paguar gjobën prej 20 mijë eurosh të shqiptuar ditë më parë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

    Deri tani në xhirollogarinë e PSD janë deponuar 8 mijë e 39 euro, rrjedhimisht nëse paguajnë brenda afatit 15 ditësh, do të paguajnë gjysmën, pra 10 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Kështu ka bërë të ditur nga partia për Insajderin.

    Sot shënohet dita e 11 prej kur është shqiptuar gjoba që i bie se partisë së Molliqajt i duhen edhe 1 mijë 961 euro për ta paguar brenda afatit ligjor.

    Ndërkohë, Kryetari i PSD-së, Daradan Molliqaj dënim e AIP-it e ka cilësuar si të jashtëligjshëm, selektiv dhe politik.

    Me automatizim kemi të bëjmë më veprim politik”, deklaronte ai.

    Gjoba u shqiptua nën arsyetimin e publikimit të të dhënave personale të peticionit kundër “Zajednicës”.

    Katër ditë më parë PSD-ja është gjobitur edhe nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.

    Gjoba e shqiptuar mbante shifrën e 300 eurove.

    Këtë e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në Facebook.

    E njëjta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.

    ‘Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua”.

    “Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protesave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, shkruante ajo.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark