Ballkani vazhdon të kërkojë golin e barazimit në pjesën e dytë, kur kanë mbetur rreth 20 minuta deri në fund të ndeshjes, shkruan Insajderi.
Rezultati ende është i pa ndryshuar nga pjesa e parë 3:2, në të mirë të Slavia Pragës.
Trajneri Ilir Daja deri më tani ka bërë vetëm një ndryshim në formacion, duke e inkuadruar mbrojtësin Leotrim Bekteshi në vend të sulmuesit Albion Rrahmanit.
Ballkani kishte një mundësi të mirë shënimi nëpërmjet Korenicës, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e çekëve. /Insajderi/