Futbollisti i Manchester United-it Bastian Schweinsteiger, do të martohet muajin e ardhshëm me tenisten serbe, Ana Ivanovic.
Ish futbollisti i Bayernit dhe tenistja e famshme e kanë në plan të martohen muajin tjetër, sipas njoftimeve të gazetës gjermane ‘Bild’, raporton Insajderi.
Sipas të përditshmes gjermane të dashuruarit do t’i ndërrojnë unazat muajin tjetër në Spanjë apo në vendin e lindjes së tenistes, në Serbi.
Sipas raportimeve, kampioni i dy grand slam turneve, britaniku Andy Murray është i ftuar për ceremoninë martesore bashkë me disa prej bashkë lojtarëve më te ngushtë të Schweinsteigerit.