Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie ka shfaqur gëzim dhe krenari të mërkurën pasdite pasi dy super kompani të mëdha amerikane kanë vendosur që të investojnë në Kosovë.
“Jam i lumtur të shoh se rrjeti i hoteleve Marriott po investon në Kosovë. Për herë të parë në Kosovë po hapen hotele të brendit amerikan. Kosova ka potencial të madh për investime ndërkombëtare”, ka shkruar ambasadori amerikan në “Twitter”.
I’m glad to see @Marriott hotels investing in #Kosovo, the first US hotel franchise to open here. Kosovo has potential for major international investment! pic.twitter.com/hwjD4q3gez
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 28, 2018
E partneri i këtyre investimeve të mëdha që do të ndërtohen në dy lokacione tejet të rëndësishme në Prishtinë, “Four Points by Sheraton” në lagjen “Marigona Residence” dhe “Courtyard by Marriott” që do të jetë në qendër të kryeqytetit, është kompania e madhe kosovare “Marigona”.
Ambasadori Delawie mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj kontrate mes “Marigona” dhe “Marriott International” që u zhvillua të mërkurën në ambienetet e “Marigona Residence”./Insajderi.com